“Lufta” për të zëvendësuar Draghin! Francezët e lavdërojnë italianin duke penguar Jens Weidmann
Perspektiva e Ministrit francez të Financave, Bruno Le Maire, për pasardhësin e Mario Draghit në krye të Bankës Qendrore Europiane, po krijon një barrierë për gjermanin Jens Weidmann.
Bruno Le Maire lavdëroi presidentin italian të institucionit për prezantimin e lehtësimit sasior dhe sugjeroi se Franca do të kërkojë një person të ngjashëm për ta zëvëndësuar. Kjo përbën lajme negative për kryetarin e Bundesbank, Jens Weidmann, që ka qenë kritik i stimujve monetarë të Mario Draghit.
Negociatat për pasardhësin e Draghit në Francë do të zhvillohen nga presidenti Emmanuel Macron dhe jo ministri i Financave. Megjithatë, komentet e Le Maire, theksojnë vështirësinë që përballet Weidmann.
Posti do të jetë i paqartë deri sa të zhvillohen zgjedhjet europiane në muajin maj, ku do të trajothen një serë të pozicioneve të larta në Bashkimin Europian, përfshirë presidencën e Komisionit. Mandati i Draghit përfundon në muajin Nëntor.
“Situata ekonomike në Eurozonë nuk do të ishte e tillë nëse do të kishte qenë dikush ndryshe nga Draghi, me më pak kurajo. Personat që do të zënë këto poste kanë rëndësi të madhe dhe Franca do të mbrojë interesat e vet”, tha Le Maire.
Kandidatë të tjerë të mundshëm për punën e Draghit pëfshijnë guvernatorin e Bankës së Francës, Francois Villeroy de Galhau, anëtarin e bordit të Bankës Qendrore Europiane, Benoit Coeure, Guvernatorin e Finlandës, Olli Rehn dhe paraardhësin e tij Erkki Liikanen.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.