Macron i tha Trumpit se do të mbrojë marrëveshjen klimatike të 2015 në Paris
Presidenti i zgjedhur francez Emmanuel Macron i tha homologut të tij amerikan Donald Trump në një bisedë telefonike të hënën se ai do të mbrojë marrëveshjen për ndryshimet klimatike të nënshkruar në Paris në 2015.
“Ai do të mbrojë marrëveshjen për ndryshimin e klimës dhe ai garanton se do të jetë vigjilent në mbrojtjen e popullit francez”, tha zëdhënësja i Macron, Laurence Haim për CNN.
Sipas zëdhënëses, Macron dhe Trump në bisedën e tyre 10 minutëshe kanë diskutuar edhe çështje, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit, marrëdhëniet transatlantike dhe ekonominë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.