Mamografi falas gjatë vitit 2018 – Qirjako: 2-3% e rasteve me kancer gjiri janë te meshkujt
Ekzaminimi i grave për kancerin e gjirit me mamografi do të vijojë të ofrohet falas gjatë gjithë vitit.
Gratë që i drejtohen qendrave shëndetësore me sistemin e referimit nuk do të paguajnë ndërkohë që edhe gratë që jetojnë në zonat rurale dhe ku do të shkojë mamografia e lëvizshme do ta marrin këtë shërbim pa kosto financiare, sipas shefes së Promocionit Shëndetësor të ISHP Genta Qirjako.
“Edhe pse kanceri i gjirit është më i përhapur tek gratë, në vendin tonë rreth 2-3% të rasteve të shfaqura janë tek meshkujt”, shprehet Qirjako.
Trendi i rasteve të reja me kancer në vendin tonë është në rritje duke ndjekur edhe trendin botëror. Çdo vit numërohen rreth 550 raste të reja me kancer të gjirit.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.