Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fitosanitare mes vendeve të Ballkanit perëndimor – Ja përfitimet

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë është vendosur nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe sigurisë hidrosanitare, në kuadrin e iniciativës së Ballkanit të hapur, mes vendeve të Ballkanit perëndimor.
“Përfitimet për Shqipërinë në këtë marrëveshje synojnë që për herë të parë në fakt të hapet eksporti për të gjitha produktet blegtorale duke përfshirë kafshët e gjalla në bazë të reciprocitetit, besueshmërisë midis autoriteteve të sigurisë ushqimore homologe, duke respektuar mbrojtjen e territoreve të vendeve të përfshira në këtë marrëveshje nga sëmundjet e transmetueshme dhe në bimë dhe në kafshë:, u shpreh ministrja.
“Është një arritje pasi operatorët e biznesit e kanë adresuar prej disa kohësh. Njihen për herë të parë çertifikatat hidrosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe fitosanitare. Njihen në mënyrë reciproke tashmë dhe laboratorët e akredituar dhe të autorizuar për herë të parë duke hequr një kosto të shtuar për biznesin, shkurtimin e kohës së qëndrimit në pikat kufitare, mos cënimin e cilësisë së produkteve për vendet përfshirëse, sërish duke adresuar një shqetësim që biznesi ka pasur dhe duke evituar ndalesat dhe kontrollet në pikat kufitare, duke kryer kontrolle tashmë në doganën më të afërt me vendet e destinacionit. Qëllimi është që të ulim kohën e tranzitit në transportimin e mallrave” tha Krifca.
“Gjithashtu marrëveshja nënkupton dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale ndërmjet autoriteteve kompetente për të siguruar shkëmbimin e produkteve dhe mbarëvajtjen e tregtisë rajonale”, përfundoi ajo.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.