‘Marsi i përgjakur’, rriten aksidentet me viktima! Ulen në Tiranë e Durrës por shtohen në Gjirokastër
Gjatë muajit mars të këtij viti, vendi ka njohur një rritje të numrit të personave që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, rezulton se janë aksidentuar 176 persona nga 160 që ishin një vit më parë.
“Në muajin Mars 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 24 persona nga 14 që ishte një vit më parë” evidentohet në publikimin e INSTAT.
Në Mars 2019, aksidentet rrugore, në 82,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç, duke zënë 25,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 22,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nëse analizojmë tabelën e të shifrave të aksidenteve rezulton se Tirana dhe Durrësi kanë pasur më pak aksidente se në marsin e një viti më parë. Por ndryshe ka ndodhur me Gjirokastrën ku numri i aksidenteve me viktima është rritur ndjeshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.