Masat shtesë të sigurisë, Tahiri: 9 mijë punonjësit e policisë private të paguhen siç e përcakton ligji

“Punonjësit e policisë private duhet të paguhen aq sa e përcakton ligji”. Kështu është shprehur në një takim për masat shtesë të sigurisë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku ndër të tjera theksoi se 9 mijë punonjës të policisë private nuk paguhen sa duhet nga subjektet që kanë ngritur një polici private.
Gjithashtu Tahiri theksoi se këto subjekte duhet të kenë infrastrukturën e duhur sipas ligji për ushtrimin e detyrës.
“Gati 9 mijë punonjës të policisë private shfrytëzohen dhe nuk paguhen sa duhet nga ata që kanë ngritur një polici private si kioskë. Kjo është arseja që keni nisur një inspektim të përgjithshëm tek ata subjekte që kanë ngritur një polic private . Punonjësit e policive private të paguhen aq sa e cakton ligji dhe aq sa infrastruktura e subjektit e lejon ushtrimin e tyre të detyrës”
Osman Dedja /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.