Mbledhja e qeverisë – Rama: Në fokus, 8 kërkesat e studentëve dhe dokumenti mbi Paktin e Universitetit
8 kërkesat e studentëve do të jenë në fokus të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, Twitter, duke shtuar se prioritet gjithashtu do t’i jepet edhe dokumentit të punës mbi Paktin për Universitetin.
Ndërkohë, ka njoftuar se përmes një konference për shtyp do të bëhen publike edhe vendimet e Këshillit të Ministrave si dhe plani i punës në vijim.
“Mbledhja e Qeverisë sot ka në fokus studentët, 8 kërkesat e tyre dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin. Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave (VKM), si edhe plani i punës në vijim, do të njoftohen për publikun në një konferencë shtypi të posaçme, live 11.30”, shkruan Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.