Mbledhja e qeverisë – Sot dhe nesër do të zhvillohet në Dibër

Pas vizitës në Vlorë për përfundimin e projektit të Lungomares, qeveria ka vendosur që mbledhjen e radhës ta zhvillojë në qytetin e Dibrës.
Njoftimin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka thënë se sot dhe nesër qeveria do të jetë në Dibër.
“Vendime, projekte, bashkëqeverisje me njerëzit dhe punë e durim për Dibrën që duam për Shqipërinë që duam,” shkruan Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.