“Mbrojtja sociale”, rritet numri i familjeve të trajtuara me ndihmë ekonomike. Qarku me numrin më të madh të përfituesve

Numri i familjeve të trajtuara me ndihmë ekonomike, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2016, ka pësuar rritje.
Shifrat janë bërë publike në buletinin e fundit të Institutit të Statistikave, ku specifikohet edhe ndarja e përfituesve sipas ndihmës së plotë dhe të pjesshme.
Konkretisht, sipas INSTAT numri mesatar i familjeve që përftuan ndihmë ekonomike gjatë tremujorit të katërt 2016 është rritur me 2,2 % krahasuar me tremujorin e tretë 2016, ndërkohë që Qarku i Elbasanit ka numrin më te madh të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike.
“Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2016 numri mesatar i familjeve të trajtuara me ndihmë ekonomike është 82.076, nga të cilat 41.310 u trajtuan me ndihmë ekonomike të pjesshme dhe 40.766 me ndihmë ekonomike të plotë. Numri mesatar i familjeve që përftuan ndihmë ekonomike gjatë tremujorit të katërt 2016 është rritur me 2,2 % krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Qarku i Elbasanit ka numrin më te madh të familjeve ne skemën e ndihmës ekonomike (20,7 %) të të gjitha familjeve në skemë në rang vendi) të cilat përfitojnë ndihmën ekonomike”, thuhet në buletinin e INSTAT, ku më tej thuhet se familjet me katër anëtarë zënë peshën më të madhe (30,22 %) në numrin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, 50,3 % e të cilave përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.