Menaxhimi i mbetjeve, Klosi: Janë mbyllur 28 pika skrapi në Tiranë

Bashkitë në vend duhet të mendohen për zgjidhje afatgjata sa i takon menaxhimit të mbetjeve. Kështu ka deklaruar ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në takimin e zhvilluar për ngritjen e Forumit të Dialogut për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Shqipëri.
Në fjalën e tij ministri i Turizmit dhe i Mjedisit vuri në pah edhe mosfunksionimin e strukturës, si pasojë e burokracisë, në rastin e aksionit të skrapit të ndërmarrë disa ditë më parë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës ku u mbyllën 28 pika nga 180 pika grumbullimi skrapi dhe papastërtish.
Forumi për dialogun mbi Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve synon të rrisë bashkëpunimin midis shumë palëve të përfshira në këtë sektor: që nga niveli kombëtar deri tek individët, duke sjellë së bashku institucionet publike dhe ato private nga i gjithë vendi.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.