Mesazhet në WhatsApp – Si ti lexoni pa e zbuluar dërguesi
WhatsApp ka shtuar disa funksione dhe karakteristika të reja gjatë viteve të fundit dhe një ndër më të rëndësishmet është edhe sinjali se mesazhi është dërguar, i cili identifikohet edhe me shenjë ngjyrë blu. Por, ka shumë raste kur nuk dëshironi që dërguesi ta dijë se e keni lexuar tashmë mesazhin e tij.
Përveç opsionit në cilësimet e WhatsApp, i cili nuk shfaq nëse jeni ose jo online, ka edhe një alternativë të thjeshtë përmes së cilës ju mund të lexoni mesazhin dhe dërguesit të mos i shfaqet si i lexuar.
Për këtë duhet të ndiqni disa hapa:
Hapi 1: Kur një mesazh arrin në WhatsApp, gjëja e parë që duhet të bëni është të shkoni poshtë panelit të njoftimit dhe të kaloni në Airplane mode.
Hapi 2: Pasi të jeni offline, hapni ËhatsApp-in dhe lexoni mesazhin.
Hapi 3: Sapo mbaroni së lexuari mesazhin, mbyllni aplikacionin në mënyrë që të hapet vetëm kur të lidhet me internetin.
Hapi 4: Pasi të mbyllni plotësisht aplikacionin, fikeni përsëri opsionin Airplane mode.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.