Michele Obama del në skenë: Biden mund pandeminë e shpëton ekonominë!
Joe Biden mund të “mundë pandeminë dhe të shpëtojë ekonminë”. Ka qenë kjo deklarata mbështetëse që ish zonja e parë e SHBA-ve Michelle Obama ka bërë në mbështetje të kandidatit demokrat për Shtëpinë e Bardhë në natën e parë të konventës së demokratëve.
“E njoh Joe-n. Ai e di së çfarë duhet për të shpëtuar ekonominë, për të mundur pandëminë e për të udhëhequr vendin. Ai dëgjon dhe do t’u thotë të vërtetën” është shprehur ajo.
Ajo ka vijuar më tej në fjalimin e saj duke kritikuar presidentin Donald Trump. Sipas saj, “kudo që shohim këtë Shtëpi të Bardhë, shohim kaos, ndarje dhe mungesë totale empatie”.
Joe Biden që aktualisht është kandidati i demokratëve për Shtëpinë e Bardhë, më parë ka mbajtur detyrën e zëvëndëspresidentit kur Shtëpia e Bardhë drejtohej nga Barack Obama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.