Miksimi i 3 vaksinave në SHBA – Studimi: J&J jep reagim më të fortë nëse “nxitet” me Moderna ose Pfizer
Njerëzit që kanë marrë vaksinën e Johnson & Johnson, ndjekur nga doza nxitëse të Pfizer ose Moderna, kanë patur një reagim më të fortë imunitar, sipas një studimi të Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë në SHBA. Studimi që nuk është rishikuar ende, është sfida e fundit që përballet J&J për të ofruar vaksinën e vetë si dozë nxitëse në SHBA. Hulumtimi, që përfshiu mbi 450 të rritur që morrën doza fillestare nga Pfizer, Moderna apo J&J, treguan se miksimi i dozave të llojeve të ndryshme është i sigurtë tek të rriturit.
Vaksinat e Pfizer dhe Moderna bazohen në teknologji të mARN, ndërsa J&J përdor teknologji të vjetër të vektorëve viralë. Publikimi vjen përpara se Agjencia e Barnave të takohet ditën e Premte për të diskutuar dozat nxitëse të Moderna dhe J&J. Autoritetet në SHBA kanë qenë nën presion për të ofruar këshilla mbi dozat nxitëse të vaksinave të Moderna dhe J&J, pasi Shtëpia e Bardhë lajmëroi në Gusht se planifikonte administimin e tyre në fund të muajit të kaluar.
Studimi krahasoi sigurinë dhe reagimin imunitar të vullnetarëve që morrën dozat nxitëse të të njejtit lloj të vaksinimit fillestar, me ata që bën miksimin e vaksinave. Miskimi i dozave prodhoi efekte anësore të ngjashme me ato të vaksinimit fillestar dhe nuk kishte shqetësime të sigurisë. Studimi i 3 vaksinave aktualisht të autorizuara në SHBA, tregoi se përdorimi i dozave të ndryshme si nxitje, ofron përgjithësisht një reagim imunitar të njejtë ose më të lartë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.