Milot-Balldren dhe Thumanë-Kashar – Kreu i ARRSH, Qendro: Së shpejti nisin punimet
Punimet për akset rrugore Milot – Balldren dhe Thumanë-Kashar pritet të nisin së afërmi. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, gjatë inspektimeve të punimeve në segmentin Vorë-Fushë-Krujë, i shoqëruar edhe nga krye i cili pritet të përfundojë brenda tre muajsh.
Ndërsa është ndalur të rruga e Arbrit, Qendro është shprehur se puna vijon me ritme të shpejta dhe deri më tani janë kryer më shumë se 20% e punimeve. Me përfundimin e rrugës së Arbrit, banorët e Klosit do të mund të vijnë drejt kryeqytetit për 35 minuta.
“Rruga e Arbrit po ecën me ritme të shpejta, mbi 20 e ca për qind punimeve janë kryer. Shumë afër fillojmë Milot-Balldren dhe Thumanë-Kashar dhe më këto gjithë aksi pastaj merr formë tjetër. Bashkë me të gjithë elementët, shmanget ajo situata e pakëndshme në hyrje të Lezhës dhe gjithë aksi që kalon në doganën e Muriqanit, në Hanin e Hotit në rrugën lokale dhe bëhet një kas I mbyllur. Përfundimisht do të kemi një aks të mbyllur, një rrugë në të cilën nuk hyhet më”, tha kreu i ARRSH-së.
Sa i takon akseve që i janë nënshtruar rindërtimit, sipas Qendros e gjithë pjesa rehabilituese është drejt përfundimit, me përjashtim të disa akseve, punimet e të cilave janë drejt fundit.
“Akset e rindërtimit janë hapur pothuajse të gjitha. Ka mbetur vetëm pjesa nga Shkodra deri në Fushë Arrëz, kurse gjithë pjesët e tjera të rehabilitimit janë hapur. Edhe Shkodër – Muriqan janë drejt fundit edhe Melgushë-Mjeda, Gjirokastër-Lazarat janë drejt përfundimit, punë ditësh mbyllet”, shtoi Qendro.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.