Ministri i Sigurimit në Mbretërinë e Bashkuar dyshon se ruset po tentojnë të vjedhin të dhëna mbi vaksinën kundër Covid
Përpjekjet e hakerëve të mbështetur nga Rusia për të vjedhur hulumtimin e vaksinës COVID-19 nga Britania janë “plotësisht të papranueshme”, por nuk kanë bërë ndonjë dëm, tha Ministri i Sigurisë James Brokenshire.
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë (NCSC) tha se hakerat të mbështetur nga shteti rus ishin përpjekur të vidhnin vaksinimet COVID-19 dhe studimet e trajtimit nga institucionet akademike dhe farmaceutike në të gjithë botën. Rusia ka hedhur poshtë akuzat e Londrës.
“Është plotësisht e papranueshme për agjencitë e inteligjencës ruse që të kërkojnë të futen në sistemin e atyre që po kërkojnë t’i përgjigjen kësaj krize, të krijojnë një vaksinë,” tha Brokenshire për Sky News. “Nuk ka asnjë provë ose informacion për ndonjë dëmtim ose ndonjë lloj dëmi.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.