Ministria publikon performancën e treguesve fiskalë: “Niveli i deficitit më i ulët se ai i parashikuar”
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar performancën paraprake të tregesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar – Shtator 2020.
Këto pasqyra të publikuara nga Ministria pasqyrojnë ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë periudhës së pandemisë dhe lehtësitë fiskale në shtyrjen e mbledhjes apo zerimin e disa taksave
Ministria njofton se të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 99 % të planit të 9-mujorit, rishikuar me Aktin e fundit Normativ të Buxhetit.
Ndërkohë shpenzimet e përgjithshme publike, për 9-mujorin e vitit 2020, u realizuan në masën 92% të planit të periudhës. Në shpenzimet e përgjithshme publike, përfshihet edhe Paketa Financiare Anti COVID-19, e parashikuar përmes dy akteve normative të Buxhetit të vitit 2020.
Gjithashtu tregohet se deficit në muajin e nëntë ka dalë më I ulët seç ishte parashikuar.
“Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e nëntë të vitit 2020 rezultoi në rreth 58.42 miliardë Lekë, 31.6% më i ulët nga planifikimi prej rreth 85.39 miliardë Lekë.” – shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.