Miratohet vendimi i AMF për heqjen e komisioneve të fondeve të investimeve
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar heqjen e komisioneve nga bankat depozitare për investitorët e fondeve të investimeve. Sipas AMF-së, kjo lehtëson investitorët pjesëmarrës në skemat e investimeve kolektive.
Kështu, sipas njoftimit të AMF-së, investitorët pjesëmarrës në skemat e fondeve të investimeve, në momentin kur dalin nga fondi i investimeve apo tërheqin një pjesë të fondeve të investuara, nuk do të paguajnë komision ndaj bankës depozitare të fondeve.
Nëpërmjet këtij vendimi, eliminohet të gjitha shpenzimet shtesë për investitorin, pjesëmarrës në skemat e investimeve kolektive.
Ndaj këtyre të fundit, me praktikën e ndjekur deri më tani janë aplikuar komisione bankare në momentin kur ata dilnin nga fondi i investimit apo tërhiqnin një pjesë të fondeve të investuara.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.