“Mjaft me konfliktet për Brexit” – Bizneset i bëjnë thirrje parlamentit për një dalje të rregullt
Bizneset britanike i’u përgjëruan politikanëve në nisje të javës, që të ndalojnë konfliktet për Brexit dhe të bien dakord për një dalje të rregullt nga Bashkimi Europian, ndërkohë që disa firma të mëdha po krijojnë plane emergjence për t’u përballur me sfida.
Ndërkohë që më pak se 9 javë kanë mbetur përpara se Mbretëria e Bashkuar të dalë nga Bashkimi Europian, Londra nuk ka arritur ende një marrëveshje për mënyrën se si do dalë nga blloku më i madh tregtar në botë.
Parlamenti refuzoi marrëveshjen e divorcit të Theresa May, që përfshinte një periudhë 2-vjeccare të tranzicionit që të shmangë ndërprerjet e ekonomisë. Kjo ka rritur shanset që Britania të dalë pa marrëveshje, gjë që do të dëmtonte portet, zinxhirët e furnizimit dhe godiste tregjet financiarë.
Përpara votimit ditën e Martë në parlamentin britanik për të gjetur një zgjidhje, industria e transportit në det i bëri thirrje politikanëve që të ndalojnë konfliktet dhe të bien në dakordësi për marrëveshjen që Theresa May mund të arrijë me Europën.
“Duhen anashkaluar konfliktet politike dhe parë më të mirën e vendit tonë”, deklaroi Dhoma Britanike e Transportit në Det. Dhoma, që përfaqëson më shumë se 200 kompani përfshirë gjigantin Maersk dhe që ndërmerr 95% të tregtisë në mallra të vendit, bëri të ditur se Theresa May duhet të hedh poshtë masën parandaluese të Irlandës, apo t’i vendos kësaj çështjeje një limit kohor.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.