Nafta sot, 23 Nëntor 2018 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal

Nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet sot me 147.97 lekë për litër, në rënie me 0.83% në krahasim me sesionin e kaluar. Çmimet e naftës në tregun me shumicë në vend kanë prekur kështu nivelin më të ulët që prej shkurtit të këtij viti.
Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore, që sot fiksohet në rreth 91.9 lekë për litër.
Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta hyn në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.