Nafta sot, 23 Shkurt 2017 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal

Rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të së Mërkurës është reflektuar edhe në tregun me shumicë në vend gjatë ditës së sotme. Gjatë sesionit të sotëm, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 145.64 lekë për litër, në rënie me 1.32% në krahasim me sesionin e kaluar.
Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore.
Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, që sot fiksohet në rreth 91.4 lekë për litër.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.