Ndërtimet me shkelje – Bashkia vendos 85 gjoba për 4 muaj

85 gjoba janë vendosur në 4 muajt e parë të vitit ndaj qytetarëve që kanë kryer punime të paligjshme në pronat e tyre, për t’i vënë fre këtij fenomeni dhe për të mbajtur nën kontroll zhvillimin e territorit në kryeqytet.
Treguesit e punës së Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për periudhën Janar-Prill 2017, tregojnë situatën në kryeqytet sa i përket tentativave të qytetarëve për të shkelur ligjin.
Sipas të dhënave nga ky inspektoriat, gjatë kësaj periudhë janë ndërmarrë gjithashtu edhe 51 vendime për pezullim punimesh, 48 vendime për prishje të ndërtimeve për shkak se kanë rezultuar në shkelje të ligjit dhe 11 vendime për pezullime të punimeve në ndërtim për shkak të kalimit të afatit të lejes.
Ndërkaq, 23 subjekte ndërtuese janë verifikuar në kundravajtje dhe janë marrë masa për pezullime të punimeve në ndërtim për shkelje të lejes zhvillimore për 11 subjekte të tjera.
Muaji Shkurt dhe Prill rezultojnë të kenë qenë më problematikët në këtë drejtim. Shkelje të ligjeve të ndërtimit janë hasur thuajse në të gjitha njësitë administrative, por më së paku janë vënë re në ish komunat.
Masat, Janar-Prill 2017 | |
Gjoba | 85 |
Vendim pezullim | 51 |
Vendime për prishje ndërtimi | 48 |
Pezullime të punimeve për kalim afati | 11 |
Objekte me leje ndërtimi | 1 |
Subjekte me kundravajtje | 23 |
Pezullim për shkelje të lejes zhvillimore | 11 |
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.