Ndryshime në aviacionin civil shqiptar/ Kush është drejtori i ri i Autoritetit
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin se Maksim Et’hemaj si drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Vendimi është miratuar në mbledhjen e një dite më parë që u drejtua nga zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj, në mungesë të kryeministrit Edi Rama. Këtë detyrë, më parë e mbante Edlira Kraja.
Et’hemaj më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit teknik në këtë institucion.
Një vendim tjetër i miratuar nga qeveria ishte dhe ai për lirimin nga detyra të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Autoriteti, Etjen Xhafa për faktin se ka marrë mandatin e deputetit. Në vend të tij është emëruar Genc Resuli.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.