Në korrik u regjistruan 1422 biznese të reja! Kryeson Tirana, Vlora dhe Durrësi
Gjatë muajit korrik, në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë regjistruar 1422 biznese të reja, duke dhënuar një rritje me 5.7 % krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë (1346 në korrik 2016). Ndërkohë, janë çregjistruar 221 biznese në krahasim me 344 biznese në korrik 2016.
Sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, “të dhënat tregojnë një frymëmarrje të biznesit dhe klimë më të mirë”. Numri më i madh i bizneseve të reja vijon të mbetet në kryeqytet duke u pasuar nga dy qytetet e tjera të mëdha Vlora dhe Durrësi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.