Në pranga 6 tregtarë të Tiranës – Akuzohen për kontrabandë
Arrestohen 6 persona të kapur në flagrancë me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme. Operacioni anti-kontrabandë i koduar ‘Transportuesi’ u finalizua një ditë më parë nga specialistët e Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rreth rrotullimi Tegut”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:
- M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.
- D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
- K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës.
- I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
- D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.
- M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.
Të gjithë personat e arrestuar ishin subjekte tregtare me NIPT dhe ushtronin aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme, si veshje të ndryshme për të gjitha moshat , parfume dhe barna mjekësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera në bashkëpunim” dhe ” Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprime doganore“.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.