Në sitën e Vetting-ut – Gjyqtari Bledar Abdullai, pikëpyetje për deklaratat e pasurisë
Pasuritë e bashkëshortes mund të vënë në pikëpyetje karrierën e Gjyqtarit të Tiranës Bledar Abdullai, i cili u paraqit paraditen e së enjtes në seancën dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ai vetë ka deklaruar një apartament me vlerë rreth 12 mijë euro në Berat, ndërkohë që bashkëjetuesja e tij ka deklaruar si pasuri, të këmbyer me të motrën, 1 apartament plus garazh me vlerë 103 mijë euro në Tiranë, një zyrë me vlerë 84 mijë euro, si dhe një apartament ne Golem, me vlerë 67 mijë euro. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ajo nuk justifikon me burime financiare këto pasuri.
Ndërkohë që pikëpyetje janë vënë edhe mbi performancën e tij profesionale për vonesa në dhënien e vendimeve, si dhe lirimin e një të burgosuri të kapur me drogë, të cilin apeli e ktheu me pas në burg. Vendimi përfundimtar për shkarkimin apo konfirmimin në detyrë të Bledar Abdullait do të jepet në vijim.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.