Negociatat me BE, në qershor – Cakaj: Jemi shpresëplotë, kemi avancuar me vettingun e luftën ndaj krimit
Shqipëria ka hedhur hapat e duhura në drejtim të reformave, gjë që ka rritur shanset për një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian në Qershor të këtij viti. Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka raportuar mbi përgatitjet e Shqipërisë në kuadër të negociatave të anëtarësimit me BE-në takimin e radhës së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian.
Sipas Cakajt, një prej pikave të forta të Shqipërisë është reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Një tjetër temë diskutimi e mbledhjes së këshillit ishte ngritja e organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.