Si ndikon mungesa e gjumit në performancën ditore
Mungesa e gjumit mund të shkaktojë një sërë problemesh serioze shëndetësore, duke përfshirë ataket kardiake, diabetin, obezitetin, etj. Kjo ndodh pasi në mungesë të gjumit trupi prodhon më shumë hormone stresi.
Shumë studime kanë treguar se njerëzit që flenë mjaftueshëm janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë. Kur fle më pak, ushqehesh më shumë dhe ke më shumë vështirësi për të djegur kaloritë që konsumon.
Njerëzit të cilët flenë më pak se 6 orë në natë kanë 30% më shumë propabilitet të shëndoshen se ata që gjumit i dedikojnë 7-9 orë në natë. Përtej përfitimeve të dukshme të gjumit të plotë, ai ndikon tek të menduarit në mënyrë të qartë, tek aftësia për të menaxhuar emocionet dhe për të ruajtur qetësinë në momente tensioni.
Çelësi për një gjumë të mirë të natës është regjimi i rregullt, sidomos kur bëhet fjalë për zgjimin në mëngjes. Të zgjohesh çdo ditë në të njëjtën kohë përmirëson cilësinë e gjumit duke ndikuar tek aktivitetet ditore. Rreth një orë përpara se të zgjoheni, nivelet e hormoneve rriten gradualisht (së bashku me temperaturën e trupit dhe presionin e gjakut), duke ju bërë të jeni më të vëmendshëm. Kjo është arsyeja pse shpesh ju do të gjeni veten zgjuar fiks para se të bjerë alarmi.
Burimi: Quartz
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.