Nënshkruhet marrëveshja me “Marriot Group”, Rama: Pjesë e kompleksit të Arenës Kombëtare! Së shpejti, vjen edhe rrjeti i hotelerisë “Hyatt”
Kompania ma e madhe në botë e hotelerisë “ Marriot Group” nënshkroi marrëveshjen me “AlbStar” për të qenë prezente në Shqipëri, si pjesë e projektit Arena Kombëtare, ku më parë ishte stadiumi kombëtar Qemal Stafa.
“Hyrja e “Marriot International” është frut i një përpjekje të nisur kohë më parë në të gjitha aspektet për t’i dhënë industrisë sonë të turizmit një përmasë të re dhe për të krijuar kushtet që aktorët e mëdhenj të kësaj industrie të mund të hyjnë në Shqipëri dhe të mos mbetet i vetmi vend pa asnjë lloj hoteli me 5 yje reale. Se me yje të prera vetë e të lyera me të verdhë dhe të ngulura nëpër taraca kemi qenë të parët në Europë po me 5 yje reale, ne faktikisht jemi deri tani të fundit edhe në rajon.
Kështu që ky është një moment shumë i gëzueshëm. “Marriot” është një markë e njohur botërisht, kompania më e madhe globale e hotelerisë e cila do të jetë në projektin e Arenës Kombëtare, tanimë një pjesë integrale dhe do t’i japë të gjithë kompleksit të Arenës Kombëtare një përmasë edhe më tërheqëse edhe më spektakolare” tha kryeministri në fjalën e rastit.
Kryeministri deklaroi se një rrjet tjetër ndërkombëtar hotelerie pritet të vijë në Shqipëri. Ashtu sikurse është paralajmëruar gjatë muajit shtator nga SCAN (Lexo: http://www.scan-tv.com/hyatt-do-te-vije-ne-shqiperi-e-konfirmon-per-scan-shqiperia-nje-destinacion-gjithmone-e-me-i-famshem/, kryeministri konfirmoi tha se edhe gjigandi amerikan `Hyatt” do të vijë së shpejti në Shqipëri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.