Nevojat për mjekë në vend – Shpërndahen 247 kuota specializimesh, 13 mjekë zgjedhin bonusin
Shëndeti publik, mjeku i familjes apo mjekësia interne janë specilaitetet që kanë numrin më të lartë të kuotave për specilaizimet. Ndërsa specialiteti që për këtë vit nuk pati asnjë kuotë është psikiatria.
Në total për 2018 janë miratuar 247 kuota për specializimet afat gjatë. Por këto kuota nuk janë sipas nevojave të vendit pasi ato miratohen sipas mundësive dhe kapaciteteve që kanë shërbimet përkatëse për të marrë specializantë.
Sipas ministres së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu për të zbutuar nevojën për mjekë specialist në rrethe, 13 mjekë kanë zgjedhur bonusin prej 2.5 milionë lekë.
Rektori i Universitetit Mjekësor, Arben Gjata u shpreh se programi i specializimeve afat gjata do të jap një zgjidhje për problemin që po kalon vendi me mungesën e mjekëve.
Që nga hapja e specializimeve pas një periudhe ndërprerje janë dhënë rreth 800 kuota në total. Këtë vit vetëm Ministria e Shëndetësisë ka dhënë 125 kuota duke ju referuar mungesave të mjekëve specialist në vend.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.