Nga 1 janari, 48 shërbime të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ofrohen on-line (Lista)
Nga 1 Janari, 48 shërbime të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ofrohen online, pa pasur nevojën e paraqitjes në sportel.
6 shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile:
- Certifikatë Personale
- Certifikatë Familjare
- Certifikatë nga Akti i Lindjes
- Certifikatë nga Akti i Martesës
- Certifikatë nga Akti i Vdekjes (në rastin e një familjari)
- Kërkesë për verifikim dhe ndryshim të Qendrës së Votimit
Gjithashtu, lehtësim procedurash për:
- Kërkesë për fitim shtetësie
- Kërkesë për korrigjim/fshirje të dhënash personale (në rast konstatimi të pasaktësive në sistem)
- Kërkesë për leje qëndrimi
- Kërkesë për lënie shtetësie
- Kërkesë për rifitim shtetësie
- Kërkesë për rinovim të lejes së qëndrimit
“Nëse më parë do të duhej të paraqiteshit në një sportel, me një ‘mal’ me dokumente për të plotësuar një aplikim dhe më pas të riparaqiteshit sërish në sportel për të mësuar rreth aplikimit tuaj – duke mos patur një informacion të ndërmjetëm rreth ecurisë – tani kryhet vetëm në pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudoqoftë (brenda ose jashtë vendit) ose me një ndihmë të parë në sportel, përmes https://e-albania.al mund të kryhen procedurat e nevojshme, që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë.
Lehtësim jo vetëm në modalitetin e aplikimit online, por edhe në barrën e dokumentacionit shoqërues, ku pjesën më të madhe të dokumenteve që nevojiten, e sigurojnë vetë zyrat e shtetit.
Pasi ju keni aplikuar, pajiseni me një numër serial nëpërmjet së cilit mund të gjurmoni ecurinë e aplikimit, si dhe pas përfundimit të përpunimit të materialeve në zyrat pritëse (back office), ju njoftoheni nëpërmjet e-mailit ose telefonit rreth ecurisë së aplikimit” njofton zëvëndësministrja e Brendshme Romina Kuko.
Për çdo rast, operatorët në Drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit, Drejtoritë Vendore të Policive në territor si dhe nëpunësit e Gjendjes Civile asistojnë për t’i orientuar aplikuesit rreth procesit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.