Nga 5 marsi, Tatimet nisin trajnimin e bizneseve të vogla që përfshihen në skemën e TVSH-së pas 1 prillit! Publikohet kalendari me datat dhe vendet

Para nisjes së procesit të përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, tatimet do të zhvillojnë një proces trajnimi. Duke nisur nga data 5 Mars, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fton të gjithë bizneset e vogla, përfaqësuesit e tyre, si dhe personat e interesuar, të cilët do të përfshihen për herë të parë në skemën e TVSH-së, të marrin pjesë në trajnimet e dedikuara të Drejtorive Rajonale Tatimore.
Kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar, i cili hyn në fuqi nga data 1 Prill 2018, është qarkullimi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh në një vit kalendarik.
“Të gjithë bizneset që plotësojnë këtë kriter ligjor, përmes këtyre trajnimeve, do të mund të njihen hollësisht me procedurën që duhet të ndjekin në përmbushje të detyrimeve ligjore, konceptet e përgjithshme të TVSH-së, plotësimin dhe afatet e deklarimit të TVSH-së, librave të shitjes dhe blerjes, plotësimin dhe deklarimin e këtyre librave, plotësimi i një fature tatimore etj. Kalendari i trajnimeve është konceptuar për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë këtyre bizneseve sipas shtrirjes së tyre gjeografike. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është e gatshme dhe ka të gjithë kapacitetet për të shtuar numrin e trajnimeve nëse kjo do të jetë e nevojshme” njoftojnë Tatimet.
Çdo subjekt i interesuar për të marrë pjesë në këto trajnime mund të kontaktojë paraprakisht punonjësin përkatës të administratës, përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e trajnimit si dhe për të rezervuar pjesëmarrjen.
Mëposhtë kalendari:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.