Ngërçi për buxhetin, Di Maio: Mund të gjendet një zgjidhje me BE, por pa prekur masat kryesore
Një zgjidhje me Komisionin Europian mbi buxhetin e Italisë mund të gjendet, por masat kryesore që përmban ai nuk duhet të preken, tha të martën Zëvendëskryeministri i Italisë Luigi Di Maio.
“Unë nuk e di se çfarë do të vendosë Komisioni (BE), por nëse ata janë të hapur për dialog, një zgjidhje – e cila nuk duhet të parashikojë heqjen e masave (kryesore) të ligjit të buxhetit – mund të gjendet,” tha Di Maio, shkruan Euroneës.
Ai gjithashtu shtoi se Italia po paguante pasojat e Europës duke qenë se ajo po kundërshton për buxhetin.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.