Nisin shpronësimet në Tiranë për pronat që preken nga ndërtimi i Kopshtit 42 – Rreth 66 milion lekë për përfituesit

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Ndërtim kopshti dhe çerdhe e integruar nr. 42”.Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë.
Personat e prekur nga ky shpronësim për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në vendimin nr. 138, datë 23.2.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive, pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik, për pasuritë e llojit ‘ndërtesë banimi ose jobanimi”.
Vlera totale paraprake e shpronësimit është 66 620 761.20 (gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e njëzet mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e një pikë njëzet) lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.