Njoftimi i qeverisë britanike: Vendoset ambasadori i ri për Shqipërinë!
Në një lajmërim në faqen zyrtare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, është njoftuar zëvendësimi i ambasadorit të tanishëm britanik në Shqipëri, në periudhën e shtatorit të vitit 2021.
“Z. Alastair King-Smith është emëruar Ambasadori i Madhërisë së saj në Republikën e Shqipërisë në vazhdimësi të Z. Duncan Norman, i cili do të transferohet në një zyrë tjetër të Shërbimit Diplomatik. Z. King-Smith do të marrë emërimin e tij në Shtator 2021.”, shkruhet në lajmërimin zyrtar.
Z. Alastair King-Smith ka një jetëshkrim të pasur në fushën e diplomacisë dhe politik-bërjes, ku më herët ka mbajtur role si Drejtuesi Politik i Britanisë në Tel Aviv dhe Irak, Kryetari i Agjencisë Britanike Kundër ekstremizmit, dhe së fundmi Drejtues i Task-Forcës për Koronavirus në Britani.
D.B – SCAN
Burimi: www.gov.uk
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.