Njohja e pensioneve me Kosovën, me Italinë asnjë hap – Beskida Aliaj: E presin rreth 700 mijë shqiptarë, nuk janë ngritur ende grupet e punës

Ndërsa është ratifikuar marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve me Kosovën, duket se ka mbetur në harresë procesi i ngjashëm me Italinë.
Beskida Aliaj, eskeprte e cështjeve të pensioneve me Italinë, thotë se ndërsa shteti fqinj ka miratuar edhe një fiond buxhetor për këtë qëllim, Qeveria shqiptare nuk ka ngruitur ende grupet e punës për të bërë të mundur mbylljen e marrëveshjes.
Shteti Shqiptar ka miratuar marrëveshje për njohje pensionesh me rreth 14 shtete, por mungojnë ato vende me përqëndrim shumë të lartë emigrantësh shqiptarë, si Italia e Greqia.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.