ONM, Calavera thirrje prokurorëve: Aplikoni për pozicionet e lira në KLP
Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, u bën thirrje të gjithë prokurorëve të aplikojnë për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Calavera shkruan se KLP ka një rëndësi kyçe në integrimin e Shqipërisë.
“Thirrje prokurorëve nga Shqipëria në nivel apeli: Shfrytëzojeni mundësinë dhe aplikoni për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë! Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në çuarjen përpara të integrimit të vendit tuaj në BE!”.
Calling prosecutors from🇦🇱#Albania at appeals level: Use the opportunity & apply for the positions at the High Prosecutorial Council! The Council plays a key role in the Albanian #justice system & in furthering the🇪🇺#EU integration of your country! Infos👉 https://t.co/0SiJw3mdqU pic.twitter.com/3MD1eeHU0H
— Genoveva Ruiz Calavera (@CalaveraRuiz) October 14, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.