Operacioni Forca e Ligjit, tre të tjerë i shtohen listës së atyre që duhet të deklarojnë pasurinë
Tre persona të tjerë që janë subjekt i ligjit special i janë shtuar listës së personave që duhet të bëjnë deklarimin e burimit të pasurisë së tyre.
Referuar deklaratës së përfaqësueses së Operacionit Forca e Ligjit u është dërguar kërkesa për vetë deklarimin e pasurisë shtetasve:
– J. K., banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
– A. F., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Armëmbajtja pa leje”;
– D. K., banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.