Opozita kundër fiskalizimit/ Roshi: ”40 milionë euro mund të shkonin për të prekurit nga tërmeti”
Opozita nuk ka marrë pjesë në diskutimet nen për nen të projektligjit të fiskalizimit ndërsa ka votuar kundër, me argumentin se 40 milionë euro që po përdoren për këtë projekt, mund të shkonin në ndihmë të të prekurve nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.
Projektligji për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit u votua në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë nga deputetët e mazhorancës dhe do të kalojë për miratim në seancën e ardhshme plenare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.