OSHEE hap vende të reja pune: “Aplikoni për punësim”. Dokumentet që duhet të dorëzoni dhe njoftimi për testim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike hap vende të reja pune për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e stafit të këtij institucioni. Thirrjen OSHEE e ka bërë në rrjetet sociale, ku ka dhënë edhe adresën ku duhet të referohen personat.
Më tej ky institucion ka dhënë më shumë detaje për aplikimin, duke shkruar se kandidatët pas regjistrimit duhet të plotësojnë të dhënat dhe me pas të dorëzojnë një CV.
Nga ana tjetër, të përzgjedhurit për testimin online me shkrim do të njoftohen për datën, orën dhe vendin përmes postës elektronike.
“Aplikoni për punësim duke klikuar në këtë link. Regjistrohuni dhe plotësoni të dhënat, dhe në fund dërgoni CV. Të përzgjedhurit për testimin online me shkrim do të njoftohen për datën, orën dhe vendin përmes postës elektronike.”, thuhet në postimin e OSHEE.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.