Pagat e policisë private, Tahiri: Do të përdoret çdo mekanizëm që niveli të jetë 33 mijë lekë

Çdo mekanizëm i shtetit do të vihet në lëvizje që policët privatë të paguhen në bazë të ligjit. Kështu u shpreh Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një takim me përfaqësues të Kompanive të Policisë Private në vend.
Tahiri ka kërkuar nga 9 mijë policët privatë që të bashkëpunojnë me shtetin për të marrë pagën që ju takon nga kompanitë , pasi ky është hapi i parë për të vendosur standardet.
Tahiri ka sjellë edhe një herë në vëmendje të policisë private nismën ligjore që ka ndërmarrë Kuvendi, Komisioni i Sigurisë dhe i Ekonomisë ku sanksionon që çdo polic privat të paguhet 50% më shumë se paga minimale e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.