Paralajmëron Drejtoria Detare: Bregdeti do të përfshihet nga erërat e forta. Merrni masa për sigurimin e mjeteve!
Bregdeti shqiptar ditën e hënë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 20m/s nga drejtimi Jug-Jug Perëndim.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme Detare, sipas të cilës forca e detit gjatë 28 janarit do të jetë 7-8 shkalla Boufort.
Në këtë kuadër, DPD apelon të gjithë lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e vendit dhe hapësirat detare që të marrin masat për sigurimin e mjeteve të tyre si dhe të rrisin shkallën e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.