Parashikimi i motit/ SHMU: Kushte të qëndrueshme atmosferike me disa vranësira kalimtare në zona specifike
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas njoftimit moti parashikohet i kthjellet në pjesën më të madhe të territorit, vranësirat të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore kryesisht në verilindje-lindje.
SHMU bën me dije se era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek ndërsa valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- zonat malore 13°C deri në 25°C
- zonat e ulëta 16°C deri në 30°C
- zonat bregdetare 17°C deri në 28°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.