“Parisi në flamë” – Përleshje me policinë mbi një ligj që konsiderohet si rrezik për liritë civile
Përpjekjet e qeverisë franceze për të qetësuar zemërimin në rritje të publikut mbi legjislacionin e ri që konsiderohet një rrezik për liritë civile, u sfiduan me një valë të re protestash në të gjithë vendin të shtunën.
Një marshim kryesisht paqësor kundër ligjit të kontestuar të sigurisë globale dhe dhunës policore në Paris degjeneroi pasi vandalë me kapuç dhe të veshur me të zeza, prishën demonstratën për fundjavën e dytë me radhë. Grumbuj të rinjsh u vunë flakën automjeteve, thyen vitrinat e dyqaneve dhe hodhën gurë dhe kokteje molotov në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës.
Rreth 90 demonstrata u organizuan në të gjithë pjesën tjetër të Francës, shumica e të cilave kaluan pa ndonjë incident të madh.
Franca po përballet me një numër faktorësh shpërthyes – një ligj i kontestuar ashpër, një debat mbi dhunën policore, frika e terrorizmit pas prerjes së kokës së një mësuesi shkolle dhe krizës së vazhdueshme Covid-19 – duke kombinuar për të siguruar atë që një komentator e quajti “druri, benzina dhe shkëndija” për të ndezur vendin.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.