Park Aventurash në Dajt – Veliaj: Kjo është një politikë sociale, por edhe shëndetësore
Tirana do ketë edhe një Park Aventurash në Dajt, ku grupmosha të ndryshme do të kenë mundësi që të përjetojnë një eksperiencë emocionuese me aktivitete dhe kurse të posaçme.
“Dajti Adventure Park”, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është ndërtuar në ballkonin e Malit të Dajtit në një lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit, falë partneritetit mes Bashkisë së Tiranës dhe Dajti Express. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në hapjen e këtij parku.
“Kjo është një politikë sociale, por kjo është edhe një politikë shëndetësore. Ne sot kemi në Tiranë 500 vetë që humbasin jetën çdo vit vetëm nga problemet që kanë me ndotjen. Jo ndotje që na i sjell armiku, ndotje që e shkaktojmë vet”, tha ai.
Në këtë kuadër, Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës i ka kërkuar Këshillit të Ministrave që asete të tilla, sikurse është Parku Kombëtar i Dajtit, që ndodhet në territorin e Tiranës, t’i kalojnë pushtetit vendor, si një mundësi për t’i mirëmenaxhuar dhe për t’i ruajtur.
Entela Barjamaj/SCAN
Coming soon
Posted by Dajti Adventure Park on Tuesday, July 25, 2017
Posted by Dajti Adventure Park on Tuesday, July 11, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.