Samiti i 100 liderëve të biznesit të Europës Juglindore – Më 16 dhe 17 tetor në Shkup

Samiti i gjashtë i 100 liderëve të biznesi nga të gjithë vendet e Europës Juglindore do të zhvillohet këtë vit në Shkup në datat 16 dhe 17 Tetor. Qëllimi i këtij takimi është diskutimi i ideve konkrete, projekteve dhe sugjerimeve për zhvillimin e ndërlidhjes në rajon në të gjitha aspektet ekonomike dhe shoqërore.
Pavarësisht emrit, do të mblidhen mbi 150 liderë biznesi dhe politikë nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova. Gjithashtu do të ketë edhe të ftuar të veçantë nga Komisioni Europian, Banka Europian për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve, Norden, Banka Botërore, FMN dhe shumë të tjerë, të cilët do të përpiqen të identifikojnë projektet dhe idetë kryesore.
Ndër temat konkrete që do të trajtohen këtë vit përshihen transporti dhe transporti i lirë i mallrave në rajon.
Një projekt tjetër që prek të gjithë rajonin është edhe “Green Balkanica”, që fokusohet në automjetet elektrike me qëllimin për ta bërë rajonin më miqësor ndaj mjedisit.
Këto projekte kërkojnë të nxisin krijimin e një qendre për mobilizimin elektrik në Europën Juglindore, si një pjesë e rrjetit infrastrukturor europian; kërkojnë të marketojnë dhe promovojnë rajonin, si dhe zhvillimin në fushat e energjisë dhe dixhitalizimit.
Folësja kryesore në këtë event do të jetë komisionerja europiane për Transportin, Violeta Bulc.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.