Pensionistët, 5 mijë lekë shpërblim – Paketa e solidaritetit, si do të shpërndahen 3 miliardë lekë
Në festat e fundit çdo pensionist do të marrë 5 mijë lekë shpërblim. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, teksa ka prezantuar ndryshimet në ligjin e buxhetit të shtetit për vitin 2018. Paketa e solidaritetit është në vlerën e tre miliardë lekëve dhe përfitues të shpërblimit do të jenë edhe kategoritë në nevojë.
Për pensionistët ky është një lajm i mirë, por kanë një apel për qeverinë sa i përket rritjes së pensioneve, pasi shpërblimet janë të pamjaftueshme.
Për vitin 2017, 610 mijë pensionistë në të gjithë vendin morën 3 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.