Përdoruesit e cilës markë janë më besnikë?
Ndërkohë që shumë kompani luftojnë për mbajtjen e konsumatorëve pranë vetes, Apple nuk ka pse të shqetësohet për këtë fakt. Përdoruesit e Apple janë konsumatorët më besnikë.
Sipas një ankete të Morgan Stanley, 92 për qind e pronarëve të iPhone të cilët duan të blejnë një telefon tjetër zgjedhin përsëri një iPhone. Në këtë anketë, Samsung është renditur e dyta por me një diferencë të madhe në krahasim me Apple.
Vetëm 77% e përdoruesve i qëndrojnë besnike kompanisë Samsung. Kjo anketë tregoi qartë se Samsung nuk inspiron aq shumë sa për mbajtur besnikë konsumatorët e saj në ndryshim nga Apple, e cila inspiron 92 për qind të konsumatorëve të saj.
Në renditje, në vendin e tretë dhe të katërt është renditur LG dhe Motorola ku vetëm 59 dhe 56 për qind e konsumatorëve janë besnikë. Ndërkohë që Nokia nuk ka rezultuar me një reputacion aspak të mirë tek konsumatorët, me vetëm 42 për qind të konsumatorëve besnikë ndaj kësaj marke.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.