Përmirësimi i aplikacionit Credins online. Credins Bank dhe Protik, në kërkim të risive që ofron teknologjia
Credins Bank në bashkëpunim me qendrën Protik zhvilluan konkursin inovativ “Mobile Ux Hackathon” për përmirësimin e aplikacionit Credins Online, për përthithjen e risive që ofron teknologjia, përmes ideve konkurruese të studentëve të teknologjisë së informacionit. Të rinjtë prezantuan gjetjet e tyre gjatë dy ditëve të organizimit të lidhur me lehtësirat shtesë që mund të ofroj aplikacionit, ide të cilat u vlerësuan maksimalisht edhe përmes dhurimit të çmimit për grupin i cili u shpall fitues.
Sipas zv. Drejtorit të Departamentit të Marketingut pranë Credins Bank, Kleti Kaprata, synim mbetet përmirësimi i vazhdueshëm i aplikacionit, në mënyrë që klienti të përfitojë maksimalisht lidhur me produktet që ofrohen.
“Ne kaluam me sukses një Hackathon dy ditore ku ftuam student të fushave të ndryshme në zhvillues, Informatikë Ekonomike dhe shkenca më teknike, ku kishim për qëllim të testonim aplikacionin tonë për User Experience. Prezantimet ishin jashtëzakonisht interesante paçka se në fund kishim një fitues. Kjo ishte hera e parë që zhvillohej një Hackathon dhe nuk do jetë e vetmja. User Experience është mjaft e rëndësishme prandaj edhe aplikacioni jonë do të ketë zhvillime të herëpashershme.” – u shpreh z.Kaprata.
Ndërsa studentët fitues falënderuan Credins bank për këtë mundësi që ju jep të rinjve.
“Një ndër aplikacionet e para mobile dhe besoj se përveç një risi, është një domosdoshmëri në kohët që jetojmë, pasi teknologjia avancon. Prandaj është e nevojshme që ky program të ekzistojë dhe për më tepër të jetë i arritshëm për publikun. Të rinjtë kanë një influencë pak më të madhe se një moshë tjetër, pasi janë më afër teknologjisë dhe kuptojnë më mirë programet e sotshme, prandaj feedback-u që ata ofrojnë është i domosdoshëm.” – u shpreh Dhimitër Pjetri student pranë fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Credins Bank synon të krijojë një eksperiencë unike duke ofruar shërbimin më të mire mobile për klientët e saj, dhe duke përmirësuar atë vazhdimisht përmes risive që ofron zhvillimi i teknologjisë.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.