Pesha e Shqipërisë në rajon – Zë vetëm 14.4% të PBB, Ballkani zë vetëm 0.9% në Europë

Ekonomia shqiptare zë 14.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të rajonit, që përfshin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor; Maqedoninë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.
Kjo do të thotë se, Shqipëria është ekonomia e tretë më e madhe mes vendeve të rajonit, pas Serbisë, që zë 43% të PBB së rajonit dhe Bosnje Hercegovinës që zë 17.8%. Pas Shqipërisë ndërkohë renditet Maqedonia me 12.8%, Kosova me 7.8% dhe Mali i Zi, me vetëm 4.4%.
Sa i përket Europës në zhvillim ndërkohë, që përfshin edhe ekonomi si Turqia apo Rusia, pesha e ekonomisë shqiptare fiksohet në vetëm 0.4%. I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor zë vetëm 2.7% në ekonominë e Europës në zhvillim.
Në krahasim me kontinentin ndërkohë, pesha e Shqipërisë vërtitet në rreth 0.1%, ndërkohë që për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor pesha e ekonomisë në përqindje, mbi të gjithë ekonominë europiane, fiksohet në vetëm 0.9%% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, konfirmon se sa pak rëndësi ka në tërësi rajoni si ekonomi për kontinentin.
Shteti | % në PBB të rajonit | % në PBB e Europës në zhvillim | % në PBB e Europës |
Shqipëria | 14.4 | 0.4 | 0.1 |
Bosnje dhe Hercegovina | 17.8 | 0.5 | 0.2 |
Kosova | 7.8 | 0.2 | 0.1 |
Maqedonia | 12.8 | 0.4 | 0.1 |
Mali i Zi | 4.4 | 0.1 | 0.0 |
Serbia | 43 | 1.2 | 0.4 |
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.