Peticioni, për heqjen e nenit 50 që bën thirrje për anulimin e Brexit, godet mbi 1 milion nënshkrime!
Më shumë se një milion njerëz kanë nënshkruar një peticion, duke bërë thirrje që qeveria të anulojë nenin 50 dhe ta anulojë Brexit. Faqja e internetit e peticionit të qeverisë u rrëzua disa herë të enjten, pasi qindra mijëra njerëz shprehën pakënaqësinë e tyre për planet e Theresa May, në lidhje me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian. Ky peticion u miratua pak pasi kryeministrja arriti në Bruksel, ku pritej të bënte thirrje për krerët europianë që të binin dakord për një vonesë në daljen e Britanisë nga blloku.
“Qeveria vazhdimisht pretendon se dalja nga BE është ‘vullneti i popullit’,” – shprehet organizatori i peticionit, Margaret Anne Georgiadou. “Ne duhet ta ndalojmë këtë kërkesë duke provuar fuqinë e mbështetjes publike tani për të mbetur BE. Një votim i popullit nuk mund të ndodhë – prandaj voto tani. “- thekson ajo.
Komiteti i Peticioneve, tha se mes 80.000 dhe 100.000 njerëz po përpiqeshin të shihnin njëkohësisht faqen e peticionit, ndërsa mbi 2,000 persona, po firmosnin çdo sekondë. Peticioni u zhvillua së pari në faqen e internetit të qeverisë në shkurt, por mori pak vëmendje deri në mbrëmjen e së mërkurës.
Interesi duket se ka qenë i lartë pas deklaratës së May, në të cilën ajo i fajësoi deputetët për bllokimin, që kërcënonin të hidhnin Britaninë, jashtë BE-së pa një marrëveshje tërheqjeje, për një kohë pak më shumë se një javë. Megjithë interesin rekord në peticionin gjatë 24 orëve të fundit, figura të larta të qeverisë tashmë janë vënë në lëvizje për të ‘ulur’ rëndësinë e saj.
“Për sa i përket kësaj, ne mendojmë se ka një urgjencë në ndërtimin e një shumicë për një zgjidhje të këndshme dhe kjo është ajo për të cilën jemi duke u përqëndruar në këtë moment”, shtoi udhëheqësi i opozitës, Jeremy Corbyn, pas një takimi me krerët europianë në Bruksel.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.